Smogu mbulon Prishtinën

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina shihet qartë nga pamjet sesi është mbuluar, sot, nga smogu.

Ndotja e ajrit në vendin tonë, vazhdon të jetë shqetësuese. Edhe sot ajri në kryeqytet vazhdon të jetë shumë i pashëndetshëm për qytetarët, raporton Dijasot.com

Termocentralet e Kosovës konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, emetimet e pluhurit dhe gazrave të rrezikshme nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B kanë qenë mbi katër herë më shumë sesa niveli i lejuar.

Numri i qytetarëve të Kosovës që vuajnë nga sëmundjet e sistemit respirator llogaritet të jetë i lartë.

Në një raport të Bankës Botërore të vitit 2019 u tha se rreth 760 njerëz çdo vit vdesin në Kosovë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit.

 
Pamje e Prishtinës nga larg në këto çaste.

Çka është smogu?

Smogu paraqitet në qytetet e mëdha, gjatë vjeshtës dhe dimrit, ku ka ndotës të mëdhenj në një hapësirë të vogël (industria, nxemjet qendrore, gazrat e liruarëza nga djegjet e motorëve të automobilave, nxemjet individuale, etj.).

Mungesa e erërave e vështirëson edhe më shumë ndotjen. Ndotjen në vazhdimsi e masin institucionet e ndryshme shtetërore dhe sipas nevojës i publikojnë. Smogu u regjistrua për herë të parë në Belgjikë në vitin 1930, e më pas u regjistrua në Londer në vitin 1952.Smogu paraqet iritimin e syve dhe mukozën në hundë e cila është shumë e dëmshme për njeriun. Smogu posaçërisht është i dëmshëm për të sëmuarit nga astma, pleq dhe fëmijë.

Së voni është paraqitur edhe termi “smogu elektronik”. Me këtë nënkuptohet ndotjete ndryshme të cilat kanë prejardhje nga aparatet elektrike dhe elektronike. Trafostacionet, lagëpërquesit, stacionet e telefonisë mobile, emituesit radio dhe televiziv, por edhe gypat e neonit, tharëset për tharje të flokëve, mikrovalët, elektromotorët e ndryshëm, monitorët, etj./Dijasot.com