Shpyllëzimi në pjesën braziliane të Amazonës ka rënë për 22.3 për qind midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023, sipas të dhënave nga qeveria në Brazilia, e kryesuar nga presidenti Luiz Iñacio Lula da Silva, i cili erdhi në pushtet duke premtuar, ndër të tjera, se do të frenojë shkatërrimin e këtij pylli jetik tropikal për botën, që ndodhi gjatë kohës së paraardhësit të tij, Jair Bolsonaro.
Sipas të dhënave nga agjencia braziliane e kërkimeve hapësinore Inpa, në periudhën 12-mujore të vëzhguar, rreth 9,000 kilometra katrorë (3,475 milje katrorë) të xhunglës së Amazonës u pastruan në territorin e Brazilit dhe një vit më parë, nën Bolsonaron, janë pastruar 11,568 katrorë, raporton CNN-i, transmeton Dijasot.com
Kjo është zona më e vogël e pastruar që nga viti 2018, kur Lula da Silva ishte ende në pushtet përpara se Bolsonaro të bëhej president i djathtë.
Xhungla e Amazonës është pylli më i madh i pashkelur në botë dhe mbrojtja e tij konsiderohet jetike për të luftuar ndryshimet klimatike.
Mbrojtja e Amazonës konsiderohet jetike për të luftuar ndryshimet klimatike.

“Është një rezultat mbresëlënës dhe përfaqëson kthimin e Brazilit në planet e mbrojtjes së klimës,” tha Marcio Astrini, kreu i organizatës klimatike Climate Observatori.
Megjithatë, shkalla e shpyllëzimit të këtij viti është ende gati dyfishi i shkallës së ulët rekord të vitit 2012 dhe është ende shumë larg nga niveli zero i shpyllëzimit që Lula ka premtuar të arrijë deri në vitin 2030.
Lula është angazhuar ndërkombëtarisht për ndalimin e shpyllëzimin që kur mori detyrën këtë vit dhe rriti zbatimin e ligjeve mjedisore pas katër viteve të shkatërrimit të tyre nën Bolsonaron, i cili ka dobësuar fuqinë e agjencisë së mbrojtjes së mjedisit.
Nën Bolsonaron, fermerët, spekulatorët e tokës dhe minatorët e kanë çuar shpyllëzimin e Amazonës në një shkallë të paparë në 15 vitet e mëparshme./Dijasot.com
Përktheu dhe përshtati: DG