Qibrije Hoxha, politikanja dhe aktivistja model në diasporë do t’i prijë LDK-së për Suedinë Veriore

Qibrije Hoxha zgjidhet kryetare e Degës së LDK-së për Suedinë Veriore. Hoxha është dëshmuar në shumë aktivitete humanitare, sociale, e kulturore në përgjithësi në mesin e komunitetit shqiptar në Suedi.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për Suedinë Veriore ka zgjedhur një grua që do të udhëheq me këtë degë. Qibrije Hoxha kryetarja e sapozgjedhur nuk është emër i panjohur për komunitetin shqiptar në Suedi.

Hoxha është dëshmuar në shumë aktivitete humanitare, sociale, e kulturore në përgjithësi, ndërsa që nga themelimi i LDK-së në Suedi ajo është anëtare e kësaj partie me angazhim të plotë.  

Komuniteti shqiptar e ka mirëpritur zgjedhjen e saj në këtë pozitë, si dhe përbërjen e kryesisë së re ku prej 9 anëtarëve, 5 prej tyre janë zgjedhur gra.

“Me datë 11.11.2023 në Jönköping të Suedisë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së LDK-së për Suedinë Veriore. Në një atmosferë festive në praninë e Kryetarit të Grupit Politik për Mërgatën z. Anton Quni, në përcjellje të bashkëshortes znj. Mirjana, Kryetare e kësaj Degë u zgjodh Qibrije Hoxha. U zgjodh Kryesia e re prej 9 anëtarëve, nga të cilët 5 janë gra, si dhe u zgjodh delegati për Kuvendin e LDK-së në Kosovë, njëherit edhe nënkryetar i Degës z. Kamer Bytyqi.Sekretar i Degës u zgjodh Major Nazif Ramabaja kurse arkëtar z. Valon Krasniqi”, thuhet në njoftimin e Degës së LDK-së për Suedinë Veriore./Dijasot.com

Biografi e Kryetares së Degës së LDK-së për Suedi e cila dëshmon se pse është rizgjedhur përsëri kryetare e Degës së LDK-së në Suedi

znj. Qibrije Hoxha ka lindur në Shkup 18.03.1955. Ajo rrjedh nga një familje tradicionale atdhetare shqiptare, baba Sami Shehu i lindur në Shkup me prejardhje nga Gjakova dhe nëna Shahzade Perani  e lindur në Prishtinë, me prejardhje nga Perani i Llapit.

Shkollën fillore dhe gjimnazin ”Zef Lush Marku” e kreu në Shkup, kurse studimet i kreu në Fakultetin Teknik Dega e Teknologjisë së Përgjithshme në Prishtinë.

Qibrije Hoxha si nxënëse e shkollës fillore kishte interesim për media dhe qysh nga mosha 9 vjeçare deri në moshën 13 vjeçare, kishte udhëhequr emisione për fëmijë në redaksinë e gjuhës shqipe në Radio Shkup. Ajo poashtu ishte moderatore e shfaqjeve që organizoheshin në shkollën fillore dhe në gjimnaz. Si nxënëse e gjimnazit Qibrije Hoxha ishte edhe kryetare e organizatës së rinisë në gjimnaz.

Si absolvente ajo kishte punuar për tre vite në disa shkolla fillore dhe në gjimnazin ”Zef Lush Marku” si arësimtare e matematikës, kimisë dhe fizikës.

Pas përfundimit të studimeve ajo punësohet në laboratorin për shqyrtimin e materialeve ndërtimore në Kombinatin Ndërtimor ”Ramiz Sadiku” në Prishtinë, ku edhe ka bërë një punim shkencor për ”Betonin zjarrdurues”.

Gjatë studimeve u njoftua me Reshat Hoxhën, bashkëshortin e saj  i cili poashtu është inxhinjer i teknologjisë. Qibrija dhe Reshati kanë dy fëmijë Kaltrinën dhe Shpatin. Kaltrina është nënë e dy vajzave Elisës dhe Emës, kurse Shpati është babë i Leonës.

Reshat Hoxha bashkëshorti i Qibrijes ka punuar në Flotacion në minierën e Kishnicës dhe Novobërdës.

Qibrija dhe Reshati ishin të angazhuar gjatë zhvillimeve politike në organizatat ku punojshin duke ju kundërvënë ndryshimeve kushtetuese të vitit 1989 si dhe kanë  marrë pjesë në protestat e minatorëve dhe punëtorëve të KNI ”Ramiz Sadiku”. Pas vendosjes së masave të dhunshme në dy organizatat ku punojshin, Qibrija dhe Reshati u detyruan të migrojnë në Suedi, me 23 nëntor të vitit 1989.

Po atë vit ajo u punësua në redaksinë e minoriteteve, emisioni në gjuhën shqipe në Radio Suedi ku punoi afër 1 vit e gjysëm.

Nga viti 1994 – 1997 Qibrije Hoxha ka punuar si arësimtare e gjuhës amtare.

Nga viti 1993 – 2000 ka punuar si përkthyese për intitucione të ndryshme

Në vitin 1994 ka punuar si inxhinjere në një kompani ndërtimore për shqyrtimin e betonit për 6 muaj

Në vitin 1998 – 2000 ka punuar në një asociacion kulturor arsimor NBV me projektin ”Demokraci në gjithë botën”

Në vitin 2000 – 2004 është kthyer në Kosovë në vendin e saj të punës në laboratorin për shqyrtimin e materialeve ndërtimore

Në vitin 2004 – 2007 u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës

Menjiherë pasi u vendosën në kampin e refugjatëve ata filluan të mirren me organizimin e bashkatdhetarëve për ta ndihmuar Kosovën si dhe ta senzibilizojnë  çështjen e Kosovës pranë Entit të Emigracionit në kampin ku ata ndodheshin si dhe në qytetet tjera të Suedisë.

Me vendosjen e tyre në kryeqytetin e Suedisë në Stokholm, Qibrija dhe Reshati vazhduan të angazhohen rreth formimit të shoqatës së parë kulturore shqiptare ”Iliria”.

Në vitin 1993 anëtare e kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Stokholm dhe anëtare e Komisionit për Informim të Degës së LDK-së

Korrespondente e QIK-ut prej vitit 1993 – 1999

Nga viti 1994 deri në vitin 1997 korrespondente e Radio Televizionit Shqiptar në redaksinë e Kosovës

Korrespondente e revistës Teuta

Në vitin 1994 Qibrije Hoxha u zgjodh kryetare e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi, union i cili numronte 35 shoqata

Në vitin 1997 – 2000 kryetare e Komisionit për Informim të LDK-së dhe anëtere e Kryesisë së Degës së LDK-së.

• 1973-1978 Univeristeti i Prishtinës-Fakulteti Teknik, Dega e Teknologjisë së përgjithshme

• 1994-2003 Diploma dhe merita: gazetari, gjuhë suedeze, gjuhë angleze, ”Demokraci ne botë”, ”Gruaja në vendimmarrje”, ”Mbrojtje civile dhe emergjencë”-NATO

• 1977-1980 Arsimtare lëndëve natyrore (matematikë, fizikë, kimi), në shkolla fillore dhe të mesme në Shkup.

• 1980-1989 Inxhinjere në  Laboratorin në KNI Ramiz Sadiku

• Punim shkencor i prezentuar ne Kongresin e Teknologëve në Slloveni me temën: Vetitë e betonit zjarrdurues

• 1993-2000 Përkthyese për gjuhë suedeze në Suedi

• 1994-2000 Kryetare e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi

• 1993-2000 Korrespondente e QIK

• 1994-1995 Gazetare në Radio Suedi-redaksia në gjuhën Shqipe

• 1994-1997 Mësimdhënëse e gjuhës amtare në Suedi

• 1994-2005 Korrespondente, revista ”Teuta”, e përditshmja ”Bota Sot” etj..

• 1994-1997 Korrespondente e rregullt e RTSH

• 1996-2000 Anëtare e Kryesisë së Degës së LDKsë në Suedi

• 1996-2000 Udhëheqëse e Komisionit për Informim të Degës së LDKsë në Suedi

• 2000-2004 Përgjegjëse e Laboratorit për shqyrtimin e materialeve ndërtimore në KAN”Ramiz Sadiku”-Prishtinë

• 2003-2004 Anëtare e Kryesisë së Rrjetit të Gruas-BSPK

  •  2000-2005 Anëtare e Shtabit për Gadishmëri dhe Emergjencë, Komuna e Prishtinës

•  Prej 2005 Përkthyese gjyqësore suedisht-shqip

• 2004-2007 Deputete e Kuvendit të Kosovës nga LDK, anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri.

• 2015 – 2023 Kryetare e Degës së LDK-së për Suedi.

• 2021 deri sot Drejtoreshë e TV Rugova që mban mbiemrin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

• Bashkëpunëtore me Qendrën e LDK-së në Kosovë

• Mike e shumë Kryetarëve të Degëve në Mërgatë

• E adhuruar dhe shumë e respektuar në Mërgatë dhe Kosovë

• Bashkëpunuese edhe me rininë në Mërgat dhe Kosovë

•  Aktivste nga Mërgata me gjithë aktivistët tjerë dhe pjesëmarrëse në shumë vende të LDK-së në Mërgatë

• Shumë aktivitete me shkrime dhe në mbrojtje të shtëpisë tonë politike LDK-së dhe Kosovës

• E njohur nga bashkëvprimtarë në Kosovë dhe mërgatë

• Nuk di të ndalen në promovimin e LDK-së 365 ditë, kurrë e pa larguar nga LDK-ja por gjithmonë besnike e saj me zemër  e shpirt,

• komunikative me aktivistët dhe veprimtarë të LDK-së anë e mban globit

•Pjesëmarrëse në Akademi të shumta në mërgatë.

•Promovim të Televizionit të vetëm që e ruan ideologjinë rugoviane dhe afirmimin e LDK-së e që mban mbiemrin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

• Aktiviste e Forumit të Gruas edhe në Degën IV në Prishtinë

• Kontakte me instutucionet suedeze si përfaqësuese e LDK-së