Robbie Williams zbulon paranojën që e bëri të ndahej nga Geri e Spice Girls

Robbie Williams ka folur për ndarjen e tij me Geri Halliwell të Spice Girls dhe paranojën që e mundoi.

Në fillim të viteve 2000, Robbie Williams, frontmeni i Take That dhe Geri Halliwell, ‘Ginger Spice’ i Spice Girls, ishin çifti më i ndjekur nga paparacët në tabloidet angleze. Vetëm së fundmi Williams tregoi përse u ndanë. Të vërtetën e zbulon në dokumentarin e tij që do të shfaqet premierë në 8 nëntor, në Netflix.

Lidhja e tyre nisi në një moment të vështirë, kur Robbie Williams po hiqte dorë nga alkooli dhe kishte hyrë në një shoqatë anonime.

Për më tepër, artistja ishte paralajmëruar nga mjekët që të mos fillonte një lidhje në atë moment brishtësie emocionale dhe mendore. “Nuk mund të kujdesesh as për një kaktus në ato moment e lëre më për dikë tjetër”, pranoi këngëtari.

Në fund shpjegon se paranoja e pushtoi dhe mendonte se Geri kishte komunikim dhe marrëveshje me paparacët për ta fotografuar.

Paranoja e tij lindi mbi disa thashetheme që dolën në atë kohë.

“Tani nuk mendoj se kjo është e vërtetë për asnjë sekondë, por në atë kohë e besova”, tha Robbie Williams. “Thjesht tregon se çfarë mund t’i bëjë psikikës suaj të qenit në qendër të vëmendjes kur nuk mund t’i besoni askujt”, shtoi ai.

Filmi dokumentar eksploron karrierën, por edhe momentet më të errëta të jetës së Robbie Williams.

Në film, Robbie Williams reflekton edhe për të tashmen dhe lumturinë e tij aktuale, e përfaqësuar mbi të gjitha nga takimi me gruan e tij, Ayda Field. Çifti është bashkë që nga viti 2006 dhe u martuan në vitin 2010. Robbie Williams dhe Ayda Field kanë 4 fëmijë: Teddy Williams, 10 vjeç, Charlie Williams, 8 vjeç, Coco Williams, 4 vjeç dhe Beau Williams, 3 vjeç.

Që nga viti 2022, familja ka banuar në rezidencën e tyre Holmby Hills, me vlerë 49.5 milionë dollarë. Holmby Hills është një nga zonat më ekskluzive të Los Anxhelosit, ku jetojnë yje si Rihanna.