Ekstraterritorialitet i Kishës Serbe, Konjufca: Nga DASh kam marrë garanci që nuk ka asgjë përtej “Ahtisaarit”

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, iu ka drejtuar deputetëve në diskutimet e deputetëve lidhur me formalizmin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ai ka reaguar ndaj pretendimeve për eksterritorialitetin e kishave serbe dhe ka theksuar se ky është një interpretim i gabuar i situatës.

Konjufca ka treguar se për këtë çështje ka marrë garanci në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kur kam qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit për të marrë sqarime rreth temës që po interpretohet si ekstraterritorialitet i kishave, e kam marrë garancinë në DASh se nuk e kuptojnë këtë çështje asgjë përtej Planit të Ahtisaarit”, është shprehur Konjufca, njofton KlanKosova.tv.

“Kur po ju dëgjoj juve… vetëm nëse doni ta bëni vetë kur të vini në pushtet. Formalizmi i statusit është ai projektligji që nuk mund të bëhet pa Listën Serbe. Nuk ka status të formalizuar ende Kisha Ortodokse. Për gjithçka që mendoni se ka më shumë konsultohuni me ata që jam konsultuar edhe unë. Që doni të ndërtoni kulla në ajër, vazhdoni”, ka thënë ai ndër të tjera.

“E çka është formalizmi i statusit, që ai projektligji që o tu prit , që s’po munet me u bo pa Listën Serbe, është që s’ka status të formalizuar Kisha Ortodokse Serbe. Ju lutem për gjithçka që doni me i ngarku Kosovës më shumë se kjo që po them unë, ju kisha lutë, për gjithcka që mendoni se ka ma shumë, konsultoheni me ata që jam konsultu unë”, ka përfunduar Konjufca.