Nazmije Mema
Iku tetori,nëntori ndër ne
Na sjelltë shëndet,gëzim,hare
Me shi,me erë që herë fryen lehtë
Por nganjëherë tërbohet krejt
Bujku i vyer thellë lëvron arën
Me këmbë të mbarë lehtë e hedhë farën
I lutet Zotit me mirësi plot
T’i bëhet gruri porsi flori n’mot
Mirë se erdhe Nëntori krenar
I njëmbëdhjeti në kalendar
Muaji tetor ta la fronin amanet
Të sundosh n’mbarë botën
Tridhjetë ditë e net
Botës mbarë t’i dhurosh mirësi
Paqe kudo,respekt,qetësi
Nëntori mund të sjellë edhe befasi
Fjolla bore,herë-herë dhe stuhi…
Por një fjalë të urtë na e la i moçmi
Siç është moti kthehet gëzofi.
01.11.2023
(Autorja është shkrimtare dhe mësimdhënëse)