Alarmon profesori universitar: Rrezikohemi nga terrorizmi ushqimor serb, Sllovenia dhe Kroacia largojnë produktet kancerogjene

Profesori universitar Shqiprim Pula ka kërkuar ndërgjegjësim të institucioneve kosovare rreth produkteve serbe që shiten në vendin tonë.

Ai ka theksuar se rrezikohemi nga terrorizmi ushqimor serb.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka bërë të ditur sot se Sllovenia dhe Kroacia, kanë kthyer për në Serbi ngarkesa ushqimore me destinim tregun Slloven dhe atë Kroat të dyshuara me përmbajtje kancerogjene.

“Sllovenia dhe Kroacia, së fundmi, kanë kthyer për në Serbi ngarkesa ushqimore me destinim tregun Slloven dhe atë Kroat. Ngarkesat ushqimore përmbanin sasi të palejuar të “fugicidit iprodione”, “akrilamidit” dhe “chlorpyrifos”, për këtë, qenka njoftuar Sistemi i Unionit Europian për Alarmim të Shpejtë mbi Sigurinë Ushqimore (RASFF). Produktet Serbe kancerogjene!.”, ka shkruar ai. /Dijasot.com