Një platformë për zhvillimin e arsimit ndërshqiptarë

Shkruan: Anita Kadriu

Qeveritë shqiptare, përfaqësuesit shtetëror shqiptar në rajon, subjektet politike, përfaqësues nga institutet, nga akademitë, profesionistë të fushave të ndryshme duhet të bëhen bashkë rreth ndërtimit të një platforme të përbashkët për zhvillimin e arsimit ndërshqiptarë dhe angazhimin e të gjitha kapacitetve shtetërore në partneritet dhe me komunitetin, bizneset dhe OJQ-të.

Garat më të mëdha ndërkombëtare në shkencë janë fituar këto ditë nga nxënësit dhe studentët shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria..,duke lënë pas bashkëmoshatarë të shteteve më të zhviluara perëndimore.

Këto lajme duhet të vetëdijësojnë qeveritë shqiptare për përmirësim të kushteve në shkolla. Nga një karrige ku ulen nxënësit dhe një tabelë klase, duhet të kalohet në laboratore dhe digjitalizim të shkollave.

Rrjetëzimi i arsimit në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e diasporë i domosdoshëm./Dijasot.com

(Autorja është gazetare në fusha të ndryshme, me fokus në çështjet e arsimit)