Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike master për vitin akademi 2023/2024 është i hapur deri më 27 tetor të këtij viti.
“Senati i Universitetit ”Haxhi Zeka” në Pejë në bazë të kompetencave të përcaktuara sipas nenit 102, të Statutit të Universitetit, në mbledhjen e mbajtur me 13.10.2023 dhe në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Ref. Nr.01B/2747 datë 07.07.2023, miratojë propozimet e njësive akademike për shpalljen e konkursir për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve postdiplomike master për vitin akademik 2023/2024”, thuhet në njoftimin e Universitetit.
Ndërsa, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 19.10.2023 deri më 27.10.2023 nga ora 09:00 -15:00./Dijasot.com