Në kuadër të Fushatës “Tetori Muaji Rozë”, NJKDNJ në bashkëpunim me DSHMS, QKMF, DKA dhe Policia e Kosovës, sot organizuan marshin dhe një ligjëratë me moton “Zbulimi i hershëm shpëton jetë”.
Ligjëratën e hapi drejtoresha e administrarës, ndërsa u mbajt një ligjëratë ndërgjegjësuese ndaj kancerit të gjirit.
Në ligjëratë ishin të pranishmë drejtori I DSHMS dhe drejtori i DKA, aty ishe e pranishme edhe një grua e mbijetuar e kancerit të gjirit e cila rrëfeu si e mposhti betejën e saj me sëmundjen./Dijasot.com