Çfarë po ndodh me arsimin, çfarë po ndodh me Universitetet tona publike apo private?

Një gjë është e sigurt, nëse nuk rregullojmë arsimin dhe kriteret e Universiteteve tona, të gjithë do të përfundojmë duke marrë shërbime shëndetësore të gabuara!

Shkruan: Elma Miftari

Sipas analizave të fundit, Psikologjia është ndër degët më të vështira për studim,dhe vështirë e arritshme nga studentët që aplikojnë për të studiuar, kjo sipas Universiteteve më prestigjoze globale siç është Harvard, Oxford etj.

Për të fituar degën e psikologjisë në SHBA duhet të jesh me të gjitha “A”(me të gjitha 10-ta) dhe pasi e fiton si degë, është një rrugë shumë e gjatë dhe e vështirë për të arritur deri te diplomimi, shkruan ajo në rrjetin e saj social Facebook.

Tani të reflektojmë pak: çfarë po ndodh tek ne, kur çdo vit kemi pafund student që diplomohen në  Psikologji, shumë shpesh zgjidhet si degë studimi “sepse është e lehtë”, ka shumë raste kur nga një degë që ska lidhje me mendjen njerëzore, neurobiologjine etj, këta student zgjedhin të bëjn një mastër në Psikologji “për të qenë edhe Psikolog”, ka shumë të tjerë që e zgjedhin sepse u kanë thënë se “kanë aftësi të mira këshilluese”. Gjithsesi, motivi është presonal, por e rëndësishme është se të gjithë këta student pranohen në degën e Psikologjisë dhe të gjithë diplomohen brenda afatit! Është interesante për t’a analizuar! 

Çfarë po ndodh me arsimin, çfarë po ndodh me Universitetet tona publike apo private? Një gjë është e sigurt, nëse nuk rregullojmë arsimin dhe kriteret e Universiteteve tona, të gjithë do të përfundojmë duke marrë shërbime shëndetësore të gabuara!

Së fundmi, gjatë punës klinike, prindrit e fëmijeve me çrregullime neurozhvillimor po më tregojnë se, në një kopsht u kanë thënë “silleni në kopshtin tonë djalin, se kemi një eduktaore qëështë pak edukatore dhe pak psikologe”./Dijasot.com

(Autorja ka specializuar në “Harvard University – Harvard Medical School” i fokusuar në Determinimin dhe testimin gjenetik, Neurobiologjinë e trurit, Mekanizmat Neurobiologjikë, Identifikimin e hershëm, Diagnostikimin dhe Trajtimin Farmakologjik (risitë e trajtimit) të çrregullimeve mentale dhe emocionale?