Hapet thirrja për bursa studimore në Gjermani

Mundësi për studentët në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, në Gjermani.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Koblenz, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.

“Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tiranës, raporton Dijasot.com

Afati i fundit për aplikim është 06 Nëntor 2023.

Për më shumë informacione linku më poshtë: