Rama: Nga sot fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë shqip

Kryeministri Edi Rama shkruan në Facebook se fëmijët në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë shqip.

Ai ka publikuar foto nga shkolla si dhe foton e Abetares, ndërsa ka përshëndetur homologun Dritan Abazoviç.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve,” – shkroi Rama.