Merita Shala zgjidhet rektore në Universitetin e Mitrovicës

Merita Shala është zgjedhur rektore në Universitetin e Mitrovicës.

Kjo me vendim nga Këshilli Drejtues i Universitetit në mbledhjen që është mbajtur sot.

Merita Shala është profesoreshë në Fakultetin e Edukimit në Mitrovicë, dhe në të kaluarën ka mbajtur pozitën e prorektores dhe dekanes atje.

Prof.asoc.dr. Merita Shala ka të kryera dy doktorata dhe mbanë titullin e profesorit të asocuar në UIBM.

Prof.asoc.dr. Merita Shala do ta pranon detyrën në ceremoni zyrtare më 1 Tetor 2023 nga rektori aktual prof.dr. Alush Musaj, i cili ka udhëhequr Univesitetin e Mitrovicës nga themelimi.