Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë

Këngëtari spanjoll Enrique Iglesias do të performojë në Tiranë më 30 qershor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto të këngëtarit, ku bën të ditur se koncerti i tij do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Bailamos me yllin tjetër Enrique Iglesias më 30 qershor në Tiranë”, shkruan Rama.

Si ambasador i kulturës spanjolle, ai do të performojë më 30 qershor, duke i paraprirë Javës së Kulturës Spanjolle.

E magjishme do të jetë dhe nata që do të sjellë ylli spanjoll i muzikës latine e pop music. Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020./atsh/Dijasot