Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se shkollës së muzikës “Prenk Jakova” i kanë dhuruar instrumente të reja muzikore në vlerë të 30 mijë eurove.
Në njoftimin e lëshuar në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se kjo do të ketë ndikim pozitiv për nxënësit e kësaj shkolle.
“Po e fillojmë javën me një super lajm për blerjen e instrumenteve të reja muzikore për nxënësit e shkollës së muzikës në Prishtinë”.
“Pianino, violina, violoncello të reja që do të përforcojnë ushtrimet e nxënësve dhe do t’i ndihmojnë të arrijnë suksese të reja”, ka shkruar Musmurati.