Isak Shehu dekani i Fakultetit të Muzikës në Universitetit të Arteve debatoi në emisionin Review në Euronews Albania me drejtoreshën e marketingut në TOB lidhur me Masterclassin e Ermonela Jahos.
Referuar kritikës së sopranos për mungesën e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Universitetit të Arteve në këtë program, Shehu e cilësoi të papranueshme që të hidhet poshtë puna e një institucioni dhe e të gjithëve në nerva e sipër.
“Që të mohoj punën e një institucioni të tërë që ka 15 vjet që nuk dalin jashtë që nuk konkurrojnë jo nuk konkurrojnë po kori jonë ishte në Zvicër dhe fitoi çmimin e parë dhe ka realizuar një stababmater të Pergolezit dhe te Piacolit. Domethënë nuk mund të hedhësh poshtë me një fjalë, kur je e nxehur punën e të gjithëve”, tha Shehu.
Sipas përfaqësueses së TOB ka pasur një hezitim për bashkëpunim nga universiteti i Arteve edhe në vendosjen e banerave që lajmëronin programin.
“Kjo ka qenë një iniciativë e drejtoreshës së përgjithshme të teatrit, kjo me një qëllim madhor të përgatis studentët apo brezin e ri të artistëve në një mënyrë sa më të mirë. Këta studentë që profesorët thonë shkojnë jashtë për të marrë njohuri kur vjen një soprano aq e mirëpërgatitur sa bota e ka cilësuar si artistja e vitit ju vjen po prapë në shtëpi, ju hap krahët dhe e theksoj se zonja Ermonela Jaho ka ardhur plotësisht falas vetëm me dëshirën për të kontribuar për artistët e rinj dhe patjetër që ka menduar që do mbushet salla, pasi kjo mundësi duhet të ishte përqafuar nga të gjithë por ajo çfarë kemi hasur ne vështirësi qoftë edhe me njoftimin nga profesorët edhe tek universiteti i arteve nuk kemi hasur në bashkëpunim për sa i përket edhe vendosjeve të atyre banerave brenda godinës”, tha përfaqësuesja e TOB.