90 bursa për nxënësit e shkollave profesionale

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar sot se është shpallur thirrja publike për ndarjen e 90 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10 në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (Shkollat profesionale).

Nagavci ka thënë se përkrahja për Arsimin dhe Aftësimin Profesional është dhe do të mbetet synim i ynë.

“E lumtur që kemi shpallur thirrjen publike për ndarjen e 90 bursave për nxënësit e regjistruar në klasën e 10 në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (Shkollat profesionale)”.

Këto bursa, Nagavci tha se do të ofrohen në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike për vajza për vitin shkollor 2021-2022, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 136/2020.

“Bursat ndahen nga MASHTI dhe Projekti LuxDev KSV/020, financuar nga Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Vlera e bursës do të jetë 500 euro për një vit shkollor ndërkaq, nxënësit do të përfitojnë bursë për tri vite të shkollimit”.

Ministrja Nagavci ka ftuar të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë thirrje të publikuar në uebfaqen e MASHTI-t./Dijasot.com

Detajet e konkursit i gjeni në këtë link:https://masht.rks-gov.net/konkurset

https://masht.rks-gov.net/…/kerkesa-per-aplikim-per…