66 vjeçarja nga Malisheva është viktima e gjashtë në Kosovë nga coronavirusi

Kjo u bë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSh-së e njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Sot më 08.04. 2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja 66 vjeçe, nga Malisheva, e cila ka qenë e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqërisë. Kjo është vdekja e gjashtë e shënuar në Kosovë nga Covid-19”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.