55 studentë të komuniteteve Romë, Ashkali, dhe Egjiptianë përfitues të bursave për vitin akademik 2023/2024

Edhe për 55 studentë është lëshuar vendimi për përfituesit e bursave për studentët e komuniteteve rom, ashkali, dhe egjiptianë për vitin akademik 2023/2024.

Përfitues të kësaj skeme janë 55 studentë të cilët do të përfitojnë nga 1 mijë euro.

“Qeveria jonë është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë, të fuqizojë gjeneratat e reja nga radhët e komuniteteve”, ka shkruar ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.