Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë ku kërkojnë shfuqizimin e ligjit i cili krijon lehtësi për ata studentë që firmosin një marrëveshje për të punuar deri në pesë vite pas përfundimit të studimit në vendin tonë. Ndërsa, për ata studentë që nuk nënshkruajnë këtë kontratë viti akademik do të kushtojë më shtrenjtë.
Pas gati tri javësh protesta, studentët e Mjekësisë të mbështetur edhe nga një pjesë e deputetëve të opozitës, kanë depozituar të enjten në Gjykatën Kushtetuese padinë ku kërkohet shfuqizimi i ligjit të miratuar në muajin korrik nga Parlamenti me propozim të qeverisë, raporton ATA
Një ditë më parë, deputeti Gazment Bardhi njoftoi se 30 deputetë të kishin firmosur kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit në fjalë. /Dijasot.com