Dr. Kevin Lehman është psikolog i njohur ndërkombëtarisht, personalitet radioteleviziv dhe folës, anëtar i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë. Ai është autor i mbi 30 librave bestseller të Times-it dhe librave të vlerësuar me çmime, dhe është shfaqur në të gjitha programet më të ndjekura të radios dhe televizionit të Amerikës. Ja disa nga këshillat e tij më të njohura për prindërit e fëmijëve të shkollës:
1. Asnjëherë mos pyetni fëmijën se a ka detyra shtëpie. Krijoni një atmosferë të tillë në familje që fëmija ta dijë se prisni që ai të dalë mirë në shkollë dhe të bëjë më të mirën, por që ai të jetë përgjegjës vetëm për obligimet e tij, siç janë detyrat e shtëpisë. Sigurisht, nëse fëmija nuk i përmbush detyrimet shkollore dhe kjo ndikon në suksesin e tij, do t’i mohoni privilegje të ndryshme si daljet, shoqërimet, ditëlindjet, lojën në kompjuter apo kinemanë.
2. Mos i zgjoni fëmijët tuaj dhe mos i nxitoni çdo ditë në mënyrë që të mos jenë vonë për në shkollë. Ju nuk jeni orë alarmi në formë njeriu. Fëmijët duhet të kenë orën e tyre me zile, dhe këtu përfundon gjithë përfshirja juaj me zgjimin. Sigurisht, në fillim ata ndoshta do të vonohen, por nuk duhet t’i zgjoni rastësisht ose t’i mbroni nga pasojat. Shkruani një mesazh mësueses dhe shpjegoni në të se fëmija nuk ka asnjë justifikim për vonesën dhe kërkojini asaj të veprojë ashtu siç trajtohen fëmijët që janë vonë në klasë. Sigurisht, nëse ecuria e fëmijës në shkollë vuan për shkak të vonesës, mohimi i privilegjeve hyn sërish në lojë.
3. Mos e teproni me lëvdata. Kur një fëmijë sjell një A në shtëpi në një test, mos e lavdëroni, por thuaj diçka si “Ooo, kjo është vërtet e mirë për ty!”. Duke e bërë këtë, i bëni të ditur se nuk po studion për t’ju bërë të lumtur, por për të pasur një jetë të suksesshme.
4. Asnjëherë mos e pyetni fëmijën tuaj: “Si ishte shkolla?” Ti e di shumë mirë që nuk do të zbulosh asgjë duke pyetur, por me këmbëngulje e përsërit këtë fjali çdo ditë. Në vend të kësaj, heshtni dhe prisni që fëmija të fillojë të flasë. Kur kjo të ndodhë, mos bëni as pyetje pasuese, por përdorni frazën magjike “Më trego më shumë për të”. Si fillim, është urdhër, jo pyetje, dhe urdhër që nuk tingëllon aspak autoritar, kështu që fëmija do ta pranojë pa rezistencë dhe më në fund do të filloni të merrni informacionin e duhur.
5. Mos lejoni që fëmija të mbingarkohet me aktivitete jashtëshkollore. Ata duhet të kalojnë më shumë kohë në familje, sepse aty ndërtojnë karakterin dhe përvetësojnë vlera. Vrapimi çdo ditë nga treningu në orën e aktrimit dhe kursin e gjuhëve të huaja do të shkatërrojë jetën tuaj familjare dhe do t’ju kthejë në zombie. Përmbajuni rreptësisht rregullave – vetëm një aktivitet jashtëshkollor për fëmijë. Dhe kur të fillojë të ushtrojë futboll apo të mësojë anglisht, mos e lini të dorëzohet shpejt, por bëjeni të ngulmojë për pak, sepse asgjë nuk është e lehtë herën e parë që provoni. Paralajmërojeni se do t’i duhet t’u përmbahet këtyre aktiviteteve për gjashtë muaj përpara se të mund të kalojë në një tjetër./DG/DijaSot