44 kosovarë kanë vdekur gjatë pesë ditëve nga koronavirusi

Gjatë pesë ditëve të kaluara përhapja e koronavirusit mori 44 jetë të qytetarëve. Të premten kanë vdekur 12 qytetarë, 6 banorë kanë vdekur të enjten,  9 qytetarë u raportua se kanë vdekur nga korona të mërkurën,  8  po ashtu nga ky virus humëbn jetën të martën dhe  9 qytetarë të tjerë u raportua nga IKSHPK-ja se kanë vdekur të hënën pasi ishin prekur nga COVID-19.

 

Java që po lëmë pas nuk ka qenë e lehtë për Kosovën.  44 qytetarë kanë vdekur nga koronavirusi gjatë pesë ditëve. E hëna për kosovarët nisi me lajmin se nga ky virus vdekjeprurës humbën jetën nëntë qytetarë të saj, ndërsa u raportua për 486 raste të reja pozitive me COVID-19. E marta po ashtu ishte ditë e rëndë për kosovarët. Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u deklaruan tetë raste të vdekjes nga koronavirusi. Një ditë me pas, të mërkurën u raportua nga ky institut se nga koronavirusi kanë vdekur nëntë banorë tjerë të Kosovës. Të enjten IKSHPK-ja raportoi gjashtë raste te vdekjes nga koronavirusi.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të djeshme janë raportuar 12 raste të vdekjes nga COVID-19, raporton Dijasot.com.

Numri total i rasteve që kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi që nga paraqitja e rasteve të para të të infektuarve me këtë virus vdekjeprurës në muajn mars ka arritur tash  në 732 raste.

Shtimi i rasteve të reja me koronavirus ditëve të fundit shtyu qeverinë e vendit që dje të marrë masa shtesë për parandalimin e përhapjes së Kosovës. 7 komuna të vendit përfshirë dhe kryeqytetin janë mbyllur për hyrje-dalje gjatë vikendit. Po ashtu në masat e qeverisë për kufizim kanë hyrë edhe Fushë Kosova,  Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimja /Dijasot.com