Hapet aplikimi për nxënësit e shkollave të mesme për të studiuar në SHBA me bursë të plotë

Nëse jeni nxënës i shkollave të mesme ju mund të aplikoni për një vit studime në SHBA. Programi është tani i hapur dhe do të jetë i disponueshëm deri më 24 Tetor 2023.

Financuar nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara, Zyra për Çështje Arsimore dhe Kulturore, ky program i ndihmon nxënësit të nxisin lidhje personale të qëndrueshme, të angazhohen në aktivitete që promovojnë mirëkuptimin e ndërsjellë midis kulturave, të respektojnë diversitetin, të krijojnë aftësi drejtuese dhe të kuptojnë shoqërinë civile. Në të njëjtën kohë, nxënësit e programit YES ndihmojnë shokët e tyre amerikanë të rrisin kuptimin e tyre për vendet dhe kulturat e huaja.

Programi Kennedy-Lugar (YES) u krijua nga Kongresi në Tetor 2002 në përgjigje të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001. Që atëherë, YES ka ndikuar në më shumë se 13,000 nxënës nga 45 vende. Programi reciprok Kennedy-Lugar YES Abroad u hap për studentët amerikanë në 2009.

Programi filloi zyrtarisht në Kosovë në 2009 me shpresën për të zgjeruar komunikimin midis popullit të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës në mënyrë që të promovojë mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. Që nga ajo kohë, afërsisht 20 nxënës kosovarë kanë përfunduar programin YES çdo vit dhe janë bashkuar me komunitetin akademik të alumnive në Kosovë.

“Programi YES administrohet në partneritet me Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara nga një konsorcium të organizatave jofitimprurëse, i cili drejtohet nga Këshilli Amerikan për Edukim Ndërkombëtar dhe përfshin organizata të shumta për vendosjen dhe rekrutimin. Konkursi për bursën YES bazohet në merita dhe është i hapur pa asnjë kosto për të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret”, thuhet në njoftimin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar ./Dijasot.com

Për të marrë më shumë informacione rreth aplikimit, klikoni në linkun më poshtë: