111-vjetori i Pavarësisë, artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit surprizojnë me performancën e tyre në Aeroportin ‘Nënë Tereza”

111 vjetori i Pavarësisë po festohet me një seri aktivitetesh në të gjithë vendin, edhe në vendet jashtë Shqipërisë ku jetojnë shqiptarë. Për këtë ditë të shënuar edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka realizuar një video nga ambientet e Aeroportit Nënë Tereza, me muzikë dhe kërcim nga artistët e Teatrit.

Kryeministri Rama ka postuar video teksa komenton: Surpriza e veçante e artisteve te Teatrit te Operas dhe Baletit.