11 nxënësit e riatdhesuar në Lipjan nisin mësimin shtesë të shqipes (VIDEO)

11 nxënës u riatdhesuan në shkollat e Lipjanit gjatë këtij viti.

Prej tyre 6 në shkollën “Vëllezërit Frashëri” dhe 5 të tjerë në shkollën e fshatit Dobrajë.

Shkaqet e kthimit të këtyre familjeve mbështeten tek shpresa se shteti i ri do të përmirësohet, ndërkohë që procedurat për riatdhesim janë të thjeshta, njofton Klan Kosova.

Varësisht prej vendimit të ministrisë, nxënësit orientohen se për cilën klasë janë ndërkohë komuna obligohet t’ju ofrojë mësim shtesë në gjuhën shqipe nëse kanë ngecje.

Zyrtarët komunalë por edhe ata të institucioneve shkollore thanë se i janë gëzuar kthimit të nxënësve derisa inkurajojnë edhe të tjerët që të lënë mërgimin e të kthehen në vendlindje.