Delegatë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në shtëpinë e patriotit Kasem Fuga në Lushnje ku për 10 ditë morën disa nga vendimet që do të ndryshonin përgjithmonë rrjedhën e historisë së vendit.
Në atë kohë Shqipëria ishte në një gjendje anarkike sa i përket mbizotërimit të ligjit, por edhe e coptuar pasi në territorin e saj ishin vendosur forca të huaja si ato italiane dhe serbe. Kongresi u zhvillua si një shfaqje e vullnetit kombëtar për t’i dhënë fund kësaj gjendjeje dhe për të bërë bashkimin kombëtar.
Kongresi hartoi statutin e shtetit shqiptar me një Këshillë të Naltë në krye, zgjodhi Tiranën për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri të ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit të administratës, të xhandarmerisë, të shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e Tiranës, e dalë nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej të gjithë shqiptareve.
Mësimet e Kongresit të Lushnjës duhet të jenë një drejtim real për gjithë klasën politike, kudo ku shqiptarët jetojnë sot. /Dijasot.com
