Njëqind qirinj për hormonin e insulinës dhe një numër të pallogaritshëm të jetëve të shpëtuara të pacientëve diabetikë që nga viti 1921, viti i zbulimit të hormonit që rregullon sheqerin në gjak.
Me rastin e 100-vjetorit ”Eli Lilly and Company” e cila ka luajtur një rol themelor që nga zbulimi i molekulës, prezantuan sot çmimin ”Leonard”, një çmim për ata që i kanë përkushtuar veten përmirësimit të menaxhimit të diabetit përmes mendimeve dhe qasjeve inovative.
Regjistrimet e konkursit do të pranohen deri më 31 gusht 2021 në Lilly.com/LeonardAward.
Çmimi ”Leonard” është frymëzuar nga jeta e Leonard Thompson, personi i parë me diabet që u trajtua me insulinë në vitin 1922./atsh