Selim Pacolli: Familja në jetën e çdo individi – themeli kryesor për një shoqëri të fortë dhe të shëndosh

Selim Pacolli, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, që do të garojë me numrin 2, në listën e “Koalicionit për Familjen”, ka thënë se familja në jetën e çdo individi, është themeli për një shoqëri të fortë dhe të shëndosh, raporton Dijasot.com

“Një nga vlerat kryesore që na bashkon në këtë koalicion është dhe respekti i thellë për familjen. Ne e dimë mirë se sa është e rëndësishme familja në jetën e çdo individi, ky është themeli kryesor për një shoqëri të fortë dhe të shëndosh. Ajo çfarë ne më së shumti na bashkon është familja dhe vlerat e saj tradicionale kur dihet qartë me vijë vertikale se kush është baba dhe kush është nëna, kush është vëllai dhe kush është motra, kush është gjyshi e kush është gjyshja, nipi dhe mbesa dhe cila është kurrizi i formimit të një familje”, tha ai para elektoratit të Koalicionit për Familjen.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se nuk njohin asnjë alternativë tjetër për krijimin e një familje, dhe këtë sipas tij më së miri e dëshmon edhe vendimi i presidentit Donald Trump, i cili tha se nuk njeh alternativë tjetër përpos mashkullit dhe femrës, në krijimin e familjes.

Me kandidaturën e tij, Pacolli shpreson të sjellë një ndryshim të thellë në jetën politike të vendit dhe të jetë pjesë e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe transparente./Dijasot.com