Të reshurat e shiut që vazhdojnë gjatë natës, mëngjesin e së enjtes pritet të pushojnë. Intervale me diell parashihen gjatë ditës, e më vonë pasdite nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të dobëta shiu, në pjesë të vendit, kryesisht përreth zonave malore në
Për shkak të mjegullës, mbrëmë janë anuluar një pjesë e fluturimeve në Aeroportin e Shkupit. Sipas informatave në uebfaqen e Aeroportit të Shkupit, një pjesë e fluturimeve janë anuluar ose riorientuar. Dukshmëria është 200 metra, dhe për këtë arsye trafiku ajror është
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajrit. Kjo sipas të dhënave të “IQ Air”. Sipas kësaj platforme, vlera e nivelit të grimcave të dëmshme PM është 103. Ky nivel i grimcave është i dëmshëm
Dhjetëra delfinë të ngordhur ose që po ngordhnin u lanë në një plazh të Somalisë, njoftuan sot banorët dhe autoritetet e vendit në Bririn e Afrikës. Sipas dëshmitarëve okularë, të paktën 100 gjitarë detarë u lanë në një plazh që ndodhet midis
Moti sot pritet të jetë kryesisht i vranët, por herë pas here do të ketë intervale të shkurtra me diell. Sipas IHMK-së, në mëngjes parashikohet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të jenë nga -3°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga
Qytetarët e amvisërisë në Komunën e Prishtinës nga ky muaj faturat e mbeturinave do t’i pranojnë nga Kompania “Pastrimi”, gjë të cilën nga viti 2018 deri me 31 dhjetor 2024 e ka bërë Komuna e Prishtinës. Drejtues të kompanisë “Pastrimi” kanë bërë
Italia është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth. Mediat fqinje raportojnë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, dhe thotë se ai ende s’duhet të pihet. Ditët e fundit, IKSHPK thotë se ka gjetur se vlerat
Këto janë radhët e gjata të makinave që po largohen nga Florida pak para se uragani Milton të godasë shtëpitë e tyre. Një uragan që pritet të jetë nga më të fuqishmit që ka pasur ndonjëherë Florida. Autostradat janë bllokuar nga automjetet.
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Bosnjë e Hercegovinë. Sipas burimeve policore, të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Jabllanicë, ku mes viktimave është edhe një grua shtatzënë. Viktima ka edhe