Nga Artan Fuga
Lexuesit braktisin librin, se nuk gjejnë gjë aty;
Popullsia rurale braktis territorin, sepse është shkretuar;të rinjtë braktisin shkollën, sepse nuk gjejnë aty dijen që t’i ndihmojë për jetën; telespektatorët braktisin televizionet, sepse neveriten nga propaganda;talentet në futboll, braktisin kampionatin për t’u shit jashtë, pa vlerë të jesh sportist në vend, votuesi braktis kutinë e votimit, e ç’vlerë ka vota;
Opozitarët braktisin opozitën, nuk di a e dëgjojnë shefat e saj, dhe thonë se si opozita si qeveria njësoj janë, bashkë janë, dallëndyshet kanë braktisur qytetet, ku t’i ndërtojnë çerdhet ?;
Nuk ka më dhelpra, lepuj, ujq, se për arinj, tigra dhe luanë nuk ka pasur kurrë, nuk ka më as gjarpërinj, dy breshka mashkull – femër shoh çdo ditë, edhe qentë e gjahut u bënë obezë sepse gjahtarët braktisën çiften;
Individët nuk u drejtohen më gjyqeve, bëjnë vetëgjyqësi, sigurisht, një çështje zgjat tani disa vjet;investitorët e huaj na kanë lënë pendët, sigurisht, tregu është monopol, erdhi vjeshta, ikin dhe turistët, erdhën, u kanë, u shplanë, ç’do bëjmë më?
Spektatorët kanë braktis kinemanë, estradën, teatrot, ku ka filma, drama, kompozime serioze shqiptare, edhe targat i merr “dua lypa”;bujku braktis tokën, nuk i del të prodhoj shalqi;
Pyetja është, çfarë jemi kur nuk jemi telespektatorë, votues, spektatorë, opozitarë, investitorë, sportistë, nxënës, klientë? Hiç o, frymorë, rrimë në kafene, ngrohemi në diell dhe bëjmë xhiro me makinë!/Marrë nga Facebook i autorit